Munishi: E kemi edhe një motiv shtesë me e mposht Rumaninë edhe me ju tregu kush është shtet e kush nuk është
Trajneri i njohur kosovar dhe analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi e ka komentuar grupin e Kosovës në Ligën e Kombeve.
Munishi tha se Kosova e ka një motiv shtesë për ta mposhtur Rumaninë, shkruan Gazeta Express.
“I njohim këto ekipe. Është grup i përballueshëm. Nëse krijohet klimë e përshtatshme. Duhet të punojmë që ta mposhtim Rumaninë. Për Qipron dhe Lituaninë ose Gjibraltarin as që dua ta diskutojë. Ne ende jemi pa selektor. Besoj se do të dalim të parët në grup. Besoj se do të mësojmë prej gabimeve. Besoj se duhet të reflektojnë të gjithë pas një kampanjë të dështuar. Kemi futbollistë fantastikë. E kemi edhe një motiv shtesë me e mposht Rumaninë edhe me ju tregu kush është shtet e kush nuk është shtet”, tha Munishi në Favorit.
Lexo edhe:
Përfundojnë ndeshjet e sotme në Superligë, ja rezultatet dhe tabela