Mustafa: Ta kërcënosh kryeministrin me shkarkim pse e kapi virusi, është kanabalizëm politik e idiotizëm i skajshëm
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se është edukatë elementare njerëzore që është kultivuar nëpër familje, që të respektohen të sëmurit, të ndihmohen t’u jepet kurajo ose t’i lënë rehat në telashet e tyre.
Mustafa ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetes Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se të kërcënosh kryeministrin me shkarkim, pse e ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, idiozitëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore, transmeton Indeksonline.
Tutje ai shtoi se strucat e kabinetit qeveritar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të tij heshtin sepse atyre nuk iu përmend emri nga “xhelatja” Kusari-Lila dhe se nuk do t’i hajë.
Mimoza Kusari-Lila deklaroi se Hoti bëri të kundërtën e protokollit që sygjeron që prej testimit deri tek marrja e rezultatit, personi të izolohet.
Postimi i plotë:
Miq të nderuar
Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’l japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.
Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!
Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.
Turp! IM