24-10-2021

Mustafa tregon se LDK-ja nuk ia pranoi dorëheqjen

Isa Mustafa do të vazhdojë të jetë kryetar i Lidhjes Demokratike deri në kohën e zgjedhjeve të rregullta brenda partisë.

Ai për Rubikon të KTV-së bëri të ditur se kishte ofruar dorëheqjen duke qenë se nuk ishte në gjendje të mbaj kryesinë e të dalë në terren.

“U kam ofruar në qoftë se është vlerësim i tyre që edhe kjo të ndodh, nuk kam parë gatishmëri. Jemi marrë vesh kështu për një ndarje të brendshme të punëve”, ka thënë ai.

Mustafa ka kërkuar që Agim Veliu të koordinoi kryesinë e LDK-së, Lutfi Haziri të mbaj kontaktet me partitë e tjera të jashtme dhe Haki Rugova e Ismet Beqiri të mbajnë kontaktet me degët.

Asnjë koment

Comments are closed.