18-05-2024

Ndërrohet komandanti edhe në Rahovec, ky është i riu!

Nga e hëna e kësaj jave komandanti i policisë në Rahovec, Osman Ismajli nuk ka dalur në vendin e tij të punës. Kjo pasi që me vendim të drejtorit të policisë Rashit Qalajt, ai është transferuar në një pozitë tjetër zyrtare.Ismajli, tash e tutje ushtron detyrën e tij në polici kufitare, deri sa vendin e vjetër të tij të punës ia ka zënë Fazli Morina.

Nga ndryshimet në pozita në Policinë e Kosovës është prekur edhe stacioni policor i Podujevës.“Gazeta Blic” merr vesh se komandanti i stacionit policor Bekim Bislimi, është larguar nga ky funksion duke u transferuar në një pozitë tjetër.Bislimi, është zëvendësuar me Bekim Zogianin, i cili me vendbanim është në Fushë Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.