25-04-2024

Në cilat servise të Prizrenit, Suharekës dhe Rahovecit parashihet kontrollim falas i frenimit të automjeteve

Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “ Rrugë pa aksidente”, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve, ka marrë iniciativë që të organizojë  testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës.

Në rajonin e Prizrenit parashihet që kontrolla teknike për testimin e frenave punues, të bëhet falas gjatë gjithë të mërkurës, në katër qendra të kontrollimit teknik.

Në listën e publikuar janë: “REBEGI” në Prizren, “Shpresimi” në Suharekë  si dhe “Fati” shpk e “Gent Gashi B.I”  në Rahovec./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.