27-04-2024

Në komunën e Prizrenit do të korren 2.800 hektarë grurë

Fushata e korrje-shirjeve në Prizren tashmë ka filluar, pohojnë drejtues të drejtorisë së bujqësisë, të cilët thanë se , këtë viti do të korren 2850 hektarë sipërfaqe me drithëra të ndryshme. Moti jo i mirë i përcjellë me shira të shpeshtë që ka mbretëruar në vendin tonë, ka ndikuar që fushata e korrje – shirjeve edhe në komunën e Prizrenit të filloj me vonesë. Një gjë të tillë e pohon drejtori komunal për bujqësi, Egzon Elshani.

Drejtori Elshani, njofton se këtë vit do të korren 2850 ha sipërfaqe të mbjellura me drithëra, ku 2000 ha i takojnë kulturës së grurit, kurse pjesa tjetër që do të korret është elb, thekër dhe tërshërë. Ai thotë se bujqit prizrenas këtë vit janë ndihmuar me farëra, ndërsa ministria ka caktuar që korrja në sipërfaqe prej 1 ha të jetë në shumën për rreth 100 euro, si dhe ka lënë mundësinë për marrëveshje me komunitetin e bujqve.

Sipas të dhënave të para nga terreni, rendimentet e grurit edhe për këtë vit nuk janë në nivelin e kënaqshëm,për shkak të motit jo të favorshëm që ka mbretëruar në vend, na kanë informuar bujqë nga fshatra të ndryshme të Prizrenit./tvprizreni.com/

Asnjë koment

Comments are closed.