Në Prizren përurohet libri ”Të shkruash për Dashurinë” i Gazmend Beqajt
Në Prizren, mbrëmë u bë përurimi i librit ”Të shkruash për Dashurinë”, të autorit Gazmend Beqaj, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Para një auditori dinjitoz, në lokalet e librarisë ‘’Pena’’për librin folën krijuesit Musë Bushrani, Skënder Berisha dhe Osman Goranci, të cilët vlerësuan mjeshtërinë krijuese të Beqajt.
Ndërkaq, vet autori librin e përshkroi si një përpjekje e tij që përmes aforizmave ta jep një pasqyrë sa më reale të shoqërisë sonë të pasluftës, si një kronikë e lirisë që nuk doli po aq e bukur nga ëndrra në jetë, si një kronikë e durimit, që nuk i solli të gjitha pritjet.
Ndryshe, ky është libri i dytë i Beqajt, pas atij me poezi e sentenca poetike “Në unazat e kohës”./GazetaePrizrenit.net/