20-04-2024

Nesër fillon mësimi nëpër shkolla, të gjithë nxënësit obligohen të bartin maska

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj gjatë një konference për media ka njoftuar edhe zyrtarisht se më rekomandim të MSH-së dhe IKSHPK-së nesër do të nis viti i ri shkollor 2020/21.

Të gjithë nxënësit obligohen që të bartin maska në shkolla.

“MASH ka qenë në bashkëpunim të vazhdueshme më IKSHPK-në dhe MSH-në dhe të gjitha vendimet janë marrë në bashkëpunim. I urojë të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor duke ju dëshiruar suksese. Vendimi për fillimin e viti të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë. Megjithatë duke qenë se vendimi për rikthimin në shkolla paraqet interes të lart shtetërorë, vendimi për hapjen e tyre ka qenë i rendësish. IKSHPK ka dhënë udhëzim të rekomandoj për fillimin e viti të ri shkollor. MASH-i tash  e disa muaj ka bërë përgatitjet e shumta për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Likaj.
Lexo edhe:

Ai ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet si dhe janë pastruar të gjitha shkollat.

“Janë pastruar dhe dezinfektuar shkollat, është hartuar udhëzuesi i përgjithshëm me 3 skenarë, është përgatitur master plani për e-mësimin që është miratuar me buxhet shtesë prej 12.5 milionë eurosh, është hartuar protokolli për reagimin ndaj pandemisë që përcakton qartë mënyrën e veprimit në raste të caktuara. Secili institucion arsimor e ka krijuar task-forcën e vet… komunikimi i task-forcave do të jetë i përditshëm. Është publikuar kalendari për vitin e ri shkollor, janë shpërndarë librat, është bërë gati orari, janë trajnuar mësimdhënësit për përgatitjen e mësimit, të gjithë mësimdhënësit do të marrin pjesë në mësimin në distancë”, ka thënë Likaj.

Po ashtu ai ka thënë se edhe inspektorati i arsimit gjatë gjithë kohës do të jetë në teren për të vlerësuar situatën në shkolla.

“Inspektorati arsimit ka organizuar vizita në teren për të vlerësuar gjendjen në shkolla dhe pa paralajmërime. Të gjithë pjesëmarrësit në shkolla janë të obliguar të bartin maska dhe MASH ka shpërndarë mbi gjysmë milion maska. 300 mësimdhënës me probleme shëndetësore do të jenë në pushim”, tha ai./ln/

Asnjë koment

Comments are closed.