Nga e enjta arrinë pluhuri Saharian, shiu me baltë, pastaj ngritje e temperaturave
Masat më të ftohta ajrore që kanë përfshirë vendin, nga dita e enjte do të fillojnë të largohen gradualisht nga rajoni ynë, duke u lënë vendin masave të ngrohta. Megjithatë, nuk pritet stabilizim i plotë dhe afatgjatë.
Kështu, këto masa më të ngrohta do të vijnë nga Afrika Veriore, duke bartur me vete edhe koncentrime të larta të pluhurit Saharian, të cilat në kombinim me reshjet e shiut, do të përzihen edhe me baltë.
Nga dita e premte priten intervale më të gjata me diell, përderisa pritet edhe ngritje e ndjeshme e temperaturave, rreth 30°C në Rrafshin e Dukagjinit, njofton Meteo Kosova percjell Gazeta e Prizrenit.