26-04-2024

Një mbetje mortore gjendet edhe në Prizren

Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka njoftuar se edhe në lagjen Tusus të Prizrenit është gjetur një mbetje mortore. Hoti ka shkruar në Facebook se trupi i gjetur fillimisht në Rahovec, ishte varrosur nga policët serbë gjatë ofensivës në fillim të majit 1999.

Bëhet e ditur se trupat do t’u dërgohen Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim dhe pastaj do iu dorëzohen familjarëve për rivarrim.
“Sot ekipi i Mjeksisë Ligjore në bashkëpunim me Policinë për Krime të Luftës dhe Prokuroren e rastit, të prirë nga zyrtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, fillimisht në Rahovec gjetën një trup i cili ishte varrosur nga policët serb gjatë ofensivës serbe në fillim të majit 1999 dhe më pas edhe në lagjen Tusus në Prizren.
Trupat do të dërgohen në morgun e Mjekësisë ligjore në Prishtinë për ekzaminim dhe më pas ju dorëzohen familjeve për rivarrim dinjitoz!
Falënderoj Komisionin Qeveritar për Persona të zhdukur, ekipin e Mjekësisë Ligjore, Prokuroren e rastit dhe Policinë e Kosovës për kontributin e tyre të vazhdueshëm në gjetjen dhe identifikimin e familjarëve tanë të vrarë në mënyrë qyqare nga Serbia!” ka shkruar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.