26-04-2024

Një person lëndohet rëndë pasi goditet nga vetura në Zhur

Një person është lënduar rëndë si pasojë e goditjes nga një veturë në fshatin Zhur të Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin BMË pa targa humb kontrollin ndaj automjetit me ç ’rast godet këmbësorin- viktimën mashkull i cili ishte në trotuar dhe dy automjete të cilat ishin të parkuara ku njëra nga veturat nga goditja përplaset ne rrethojat e Shtëpisë se kulturës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore  dhe i njëjti është duke u trajtuar  ne repartin e ortopedisë . /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.