06-05-2024

Një vit burgim prizrenasit për lëndim trupor

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale SH.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale lëndim i rëndë trupor.

I akuzuari me iniciale SH.K. nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një ) viti.

Në arsyetimin e aktgjykimit thuhet se me datën 06.12.2014 rrethe orës 15:00, në Prizren në rr.”Reshat Karjagdiu”, i shkakton lëndime të rënda trupore të cilat rezultojnë me dobësimin e përkohshëm ose esencial të një pjese vitale të trupit të personit tjetër, të dëmtuarit me iniciale G.Ç.

“Pas një mosmarrëveshje në lidhje me tejkalimin e automjeteve në komunikacion, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin, duke e goditur me një thikë në pjesën e barkut, me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore, lëndime të përshkruara si në mendimin dhe konstatimin e ekspertit mjeko – ligjor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.