Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, pas një pune intensive operative dhe hetimore në terren kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër (4) personave të dyshuar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”, raporton Gazeta e Prizrenit.
![Mund të jetë një imazh i para dhe teksti](https://scontent.fprn5-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/437485438_734443235562604_2578838264381692727_n.jpg?_nc_cat=101&ccb=1-7&_nc_sid=5f2048&_nc_ohc=JR2J7jQsuQMAb7_VL3U&_nc_ht=scontent.fprn5-1.fna&oh=00_AfD0R29pDh2_yrfIgmIb6QxUPHn8_dl6GZLctlzQGaS_og&oe=662A9A2F)
Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grejkoc” të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim:
• Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).
• Një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek.
• Një (1) diviar.
• Një (1) veturë,.
• Një (1) telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.
• Një (1) peshore digjitale.
• Para të Gatshme, (1425) Njëmijë e katërqind e njëzet e pesë Euro.
• Një (1) Iphone 12 pro.
• Një (1) telefon Samsung.
• Një (1) telefon Iphone XS .
• Një (1) Telefon Nokia .
• Një (1) veturë BMW.
Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro ( Shtatëdhjetë mijë Euro).
![Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.](https://scontent.fprn5-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/439245594_734443195562608_8306953143029648904_n.jpg?_nc_cat=110&ccb=1-7&_nc_sid=5f2048&_nc_ohc=1QO9_1qVcysAb4A6wXn&_nc_ht=scontent.fprn5-1.fna&oh=00_AfDg00bvPtcpk5OZI-jfzMDthrKRUUy2IHSuQgfTLbsbSw&oe=662A985C)