20-05-2024

Opozita në Prizren akuzon ekzekutivin për keqmenaxhim financash

Këshilltarët opozitarë të Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë kritikuar Ekzekutivin lokal lidhur me realizimin e buxhetit në periudhën janar-shtator të këtij viti.

Sipas tyre performanca buxhetore e Qeverisë lokale nuk ka qenë e kënaqshme dhe kanë akuzuar se shpenzimet në kategoritë e caktuara i janë ‘luks i pushtetarëve’ dhe keqmenaxhim financash, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë dhënë vërejtje edhe për mungesën në seancë të kryetarit të Komunës, por edhe të këshilltarëve të caktuar të koalicionit qeverisës, duke konstatuar se këta të fundit nuk kanë shprehur interesim të duhur për të kërkuar llogaridhënie për realizimin e buxhetit komunal në 9 muajt e këtij viti.

Në seancën e fundit të KK-së, drejtori i Ekonomisë dhe Financave, Ertan Simitçi, ka shpjeguar se buxheti me ndryshime i Komunës së Prizrenit për vitin 2018 është 48.7 milionë euro.

Asnjë koment

Comments are closed.