23-11-2024

“Ortakoll-in” e Prizrenit e mbulon bari

Lagjen më të urbanizuar të Prizrenit, “Ortakoll-in” e ka mbuluar bari.

Në mungesë të mirëmbajtjes së kopshteve nga ana e komunës, në këtë pjesë bari është rritur aq shumë,  sa që ka dalë mbi rrethojat e metalit, duke krijuar imazh të pahijshëm, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Komuna është vonuar me tenderin për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra. Ndonëse dy javë më parë, zyrtarët lokal të Prizrenit kanë thënë se projekti është në procedurën përfundimtare të tenderimit, asgjë e dukshme nuk është parë në këtë drejtim.

Ndërkohë duke parë këtë situatë, disa qytetarë dhe biznese kanë filluar ta kositin barin që është rritur së tepërmi. Por jo të gjithë kanë mundur të veprojnë kështu, andaj në këtë pjesë krijuar fusha të pastruara dhe ato që kanë mbetur me bar.

Në fotot e dërguara nga lexues në adresë të portalit “GazetaePrizrenit.net”, e cila disa herë ka shkruar për këtë çështje, shihet një pjesë e gjendjes në “Ortakoll”.

 

Lexo edhe:

Komuna pret tenderin për hapësirat e gjelbra, banorët pastrojnë pjesë të “Ortakollit”në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.