12-10-2024

Pa tmerrin pasi iu fundos varka, peshkatari ‘shpëton kokën’ pasi futet në frigoriferin e peshkut (video)

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tajlandë. Një peshkatar ka arritur të mbijetojë në mes të detit pasi varka e tij u përmbys nga dallgët e larta. Ai përdori frigoriferin ku mbante peshkun si varkë shpëtimi. Anat Massoyot fatmirësisht u shpëtua nga një anije që po kalonte aty ku ndërkohë kishte kaluar mbi 6 orë në det të hapur i pashpresë se dikush do kalonte dhe ta shikonte.

“Nuk dija çfarë të bëja. Unë vetëm prita dhe u luta. Jam i lumtur që jam gjallë” , tha Anat kur u kthye në breg.

Të nesërmen, udhëheqësi i komunitetit Somsak Debbut mobilizoi një ekip për të kërkuar mbetjet e varkës së Anatit me shpresën se ata mund ta rimerrnin anijen dhe ta riparonin atë.

Ai s’do ta mendonte kurrë që frigoriferi që e përdorte për të mbajtur peshkun do të kthehej në shpëtimin e tij. Ai e përdori varkën për 6 orë derisa arriti të shpëtohej. Ai tha se moti ishte i mirë dhe nuk e mendonte kurrë se do të kishte dallgë të larta. Ai shprehet se në fillim ka qëndruar i qetë por dallgët sa vinin e bëheshin më ta larta derisa e përmbysën varkën e tij të vogë. Kur pa se gjithçka po merrte fund ai shprehet se hodhi frigoriferin në ujë dhe nisi ta përdorte si varkë shpëtimin duke qëndrruar brenda tij.

Asnjë koment

Comments are closed.