18-04-2024

Pankina e Kukësit/ Prezantohet trajneri Skënder Gega

Skënder Gega rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti dhe merr drejtimin e KukësitKëtë të hënë u bë edhe prezantimi i trajnerit të ri të nënkampionëve të vendin ku përkrah Skënder Gegës ishte edhe Drejtori sportiv i Kukësit Nderim Nexhipi.

Në konferencën për shtyp, Gega nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë aventurë të re të tij.

Skënder Gega ka firmosur me Kukësin një kontratë 1 vjecare, por tekniku preferoi të mos flasë për kohëzgjatjen e saj, por për objektivat e Kukësit duke nisur që nga Europa League.

Sigurisht merkato e transferimeve ishte një prej temave të prekura nga trajneri i ri i skuadrës verilindore teksa premtoi se ai nuk do të marrë asnjë prej futbollistëve nga ish skuadra e tij, Partizani.

Në fund, Gega foli për titullin kampion të fituar nga Tirana, duke pranuar se bardheblutë e merituan këtë sukses.

Skënder Gega do të nisë punën me Kukësin me ndeshjet e turit të parë eliminator të Europa League që do të luhet në 27 gusht./TCH

Asnjë koment

Comments are closed.