Dy persona që dyshohen për një rast të grabitjes para disa ditësh u arrestuan të mërkurën e kaluar në Prizren.
Burimet e Gazetes Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se ndaj Bajram Çoçaj dhe Valton Shigjeqi është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Dy të dyshuarit që kanë rënë në prangat e Policisë para disa ditësh ia kanë grabitur një zinxhir një gruaje nga qafa dhe më pas kanë arritur të arratisen.
Por ndonëse e shijuan lirinë për disa ditë, të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor dje, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.
Dy të dyshuarit për këtë rast, sipas të njëjtave burime dyshohen edhe për raste të tjera të kësaj natyre, grabitje e vjedhje.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.