23-04-2024

Paraburgim vëllait që rrahu vëllanë në Prizren

Sipas gjykatës i dyshuari, më datë 01.09.2018, rreth orës 02:00, në shtëpinë e cila gjendet në Prizren, për shkak të disa mosmarrëveshjeve me të dëmtuarin me iniciale O.M., pasi që fillimisht janë fjalosur në restorantin “RESTO”, më pas i dyshuari shkon në shtëpi duke përdor dhunë ndaj të dëmtuarit të cilin e godet me grusht, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas gjykatës caktimi i paraburgimit është tani për tani i domosdoshëm dhe i arsyeshëm pasi që i dyshuari me të dëmtuarin janë vëllezër dhe jetojnë në një shtëpi të përbashkët, “duke pasur parasysh se jemi në fazën fillestare ekziston rreziku permanent po qëse mbetet në liri mund të dëmtojë, asgjësojë provat dhe do të ndikojë tek dëshmitarët si dhe pjesëmarrësit e tjerë eventual”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.