18-04-2024

Parashikimi i motit

I nxehti dhe vapa duket se sapo kanë filluar. Edhe javën që nisi, temperaturat do të jenë shumë të larta, duke vendosur edhe rekorde. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë ka bërë me dije se ashtu si këto ditët apo javët e fundit edhe java që presim përpara parashikohet një javë me mot të qëndrueshëm si dhe temperatura të cilat ende mbeten të larta.

Nga dita e Mërkurë mbi vendin tonë depërton përsëri një valë e të nxehti me masa ajrore nga Afrika e Veriut si dhe temperatura, të cilat parashikohet të presin përsëri vlerat 38 deri në 40°C.

Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta por hera-herës edhe mesatare. Në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut vranësirat hera-herës deri të dendura por kalimtare.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina me rrahje deri në 8-10m/s.

Asnjë koment

Comments are closed.