26-04-2024

Parashikimi i motit: A priten ndryshime për sot dhe fundjavë?

Sot pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ftohtë, ndërsa në fundjavë pritet të ketë ngritje të temperaturave,

Orëve të mëngjesit mbetet më ftohtë, me mundësi për mjegull nëpër ultësira, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Prishtina Weather, në fundjavë parashihet të ketë mot më stabil me më shumë diell në ditën e shtunë, kurse e diela do të jetë me vranësira kalimtare.

Sot – Pjesërisht vranët dhe ftohtë.

24.09 – Kryesisht me diell.

25.09 – Vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.

26.09 – Më ngrohtë, me vranësira dhe diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3 C deri 7C, e maksimalet gradualisht shënojnë një rritje nga 14C e 15C, deri në 21C të dielën, e të hënën edhe në 24C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-11m/s, e nga fundjava ndryshon drejtimin në jug dhe jugperëndim.

/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.