Parashikimi i motit për këtë javë
Edhe këtë javë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me javën që lamë pas. Sipas IHMK-së, të martën dhe të premten parashihen vranësira të dendura të cilat vende–vende mund të sjellin riga shiu.
“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por duhet shtuar kujdes që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos në pikun e ditës, pasi që indeksi UV parashihet të jetë në vlerat e larta.”