Parashikimi i motit për sot (e diel)
Për të sot ( e diel ) parashihet mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu, të cilat kohë pas kohe lokalisht pritet të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, të shoqëruara edhe me shkarkesa rrufesh.
Si pasojë e reshjeve të fuqishme, në zona të caktuara pritet të ketë vërshime, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 12° C, ndërsa ato maksimale prej 12-15 °C. /MK