19-05-2024

Parashikimi i motit për të enjten ( 8. 02 )

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht rreth zonës perëndimore.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 14 – 16°C./ MK

Asnjë koment

Comments are closed.