Parashikohet rezultati i ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë
Të, enjten, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin e modern të Shkupit, Maqedonia e Veriut pret Kosovën, në ndeshjen gjysmëfinale të Play Off të Ligës së Kombeve.
Një fitore e mundshmwe në këtë takim do t’i siguronte finalen e madhe dhe mundësinë jetësore për tu kualifikuar në Euro 2020 që do të zhvillohet verën e ardhshme, përcjell GazetaBlic.
Lexo edhe:
Për këtë ballafaqim, portali britanik “sportsmole.co.uk” e ka favorizuar ekipin maqedonas për këtë takim.
Sipas këtij portali, kjo ndeshje do të përfundojë me rezultat 2:1 për Maqedoninë e Veriut.
“Dy ekipet kishin fillim të ndryshëm të kampanjës në Ligën e Kombeve, por këto rezultate bëhen të parëndësishme kur bëhet fjalë për një ndeshje gjysmëfinale të play-offit, e vlefshme për kualifikim në Euro 2020. Kosova do të luajë pa disa lojtarë të rëndësishëm dhe të njohur. Prandaj, ne parashohim që Maqedonia e Veriut të fitojë dhe të avancojë në finalen e nëntorit në Ligën D. Ne themi: Maqedonia e Veriut – Kosova 2:1”, ka shkruar portali “sportsmole.co.uk”.