27-11-2024

Paratë e rrejshme: Ja cila janë më të falsifikuarat

Veç qytetarëve e policisë, telashe iu sollën edhe bankave komerciale.

Dhjetëra raste e mijëra euro të falsifikuara u deponuan gjatë vitit 2023 nëpër institucionet financiare në Kosovë.

Nga bankënotat që u deponuan sipas Shoqatës së Bankave të Kosovës dominon ajo e 50 eurove që u hasën 331 copë të falsifikuara, pasuar me 120 njësi nga 20 euro.

Hiç më mirë nuk qëndrojnë as monedhat metalike ku nëpër banka u dorëzuan 550 njësi nga 1 euro, teksa bindshëm si më e falsifikuara prin ajo e 2 eurove që u deponuan plot 33.304 copë.

Për këtë e çështje të tjera lidhur me paratë, të hënën Shoqata e Bankave zhvilloi edhe një ligjeratë me filloristët e Shkollës ‘Vëllezërit Frashëri’ në Lipjan në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë.

Por mësuan edhe se si e ku t`i kursejnë ato në të ardhmen. Ata kishin njohuri edhe për heqjen e kartëmonedhës prej 500 euro nga qarkullimi. Aktivitete të tilla do të organizohen neper shkolla të ndryshme deri më 24 mars./klankosova

Lexo edhe:

Shaqir Totaj – kryetari i Prizrenit që punësoi më së shumti familjarë

Asnjë koment

Comments are closed.