PC Prizreni humb nga Trepça
Në Superligën e Kosovës në basketboll, Trepça fitoi sonte në udhëtim ndaj Proton Cable Prizrenit, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në elitë.
Drilon Hajrizi me 28 pikë dhe Kevin Bracy-Davis me 22 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e mitrovicasve.
Te prizrenasit u dallua Desi Sills me 27 pikë.
Trepça në javën e ardhshme luan në udhëtim ndaj Bashkimit, kurse Proton Cable Prizreni i shkon Golden Eagle Yllit. /Gazeta Express/