19-04-2024

Pengoi policët gjatë kontrollit të veturës, arrestohet prizrenasi

Një person është arrestuar në Prizren për shkak të pengimit të zyrtarëve policorë gjatë detyrës, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit.net’.

Sipas policisë, i dyshuari K-Shqiptar mbrëmë rreth orës 21:00, ka penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit në veturë ku i janë gjetur dhe janë konfiskuar 0.83 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.