24-11-2024

Përfundon renovimi i rrethojave të “Urës së Marashit”

Me rastin e përfundimit të punimeve për renovimin e “Urës së Marashit”, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, sot kanë vizituar këtë urë, ku dhe panë nga afër punimet e kryera.

Haskuka, deklaroi se në kuadër të projektit është bërë rregullimi i rrethojave të urës, duke përdorur elemente të metalit, gurit dhe drurit, ashtu siç e kërkon ligji për Qendrën Historike të Prizrenit.

Portali “Gazeta e Prizrenit” ka shkruar për gjendjen e kësaj ure, për një vit e gjysmë kishte mbetur me rrethoja të improvizuara  duke përbërë rrezik për kalimtarë, e sidomos fëmijë.

Ura e Marashit nën mëshirën e Zotit (FOTO)

 

Kryetari Haskuka, ka theksuar se intervenimi në këtë urë ka marrë pak kohë për shkak se gjendet në qendrën historike të qytetit dhe duhej të prisnin marrjen e lejeve të duhura nga institucionet përkatëse, deklaroi se gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojnë punën për rregullimin e të gjitha urave të qytetit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.