11-05-2024

Përkeqësohet gjendja sociale, çmimet e konsumit rriten në Prizren

“Ne e dimë që kjo kosto nuk përfshin edhe disa shpenzime të tjera të nevojshme për familjen siç janë shpenzimet e rrymës, higjienike dhe shpenzimet e tjera që i duhen një familjeje. Qeveria e Kosovës duhet të mendojë që përmes programeve të ndonjë subvencionimi të ndihmojë familjet e varfra. Deri më tani nuk kemi një përcaktim të shportës minimale se sa i duhen një familjeje, por të rrallët janë ato familje që kanë më pak se pesë anëtarë”, është shprehur ajo. Shton tutje se njerëzit mezi arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet familjare.

“Shumë familje jetojnë nën kërkesat minimale. Kostoja e shpenzime mujore për shumë familje kosovare del të jetë e papërballueshme me këto çmime të larta në treg”, shprehet për gazetën Mimoza Duraj.

Rrugët janë mbushur me lypsarë

Nysret Durmishi, afarist dhe pronar dyqanesh, duke folur për ngritjen e çmimeve të shportës familjare në Prizren për “Kosova Sot”, thekson se ka parë disa matrapazë, pronarë dyqanesh që vërtet e kanë shfrytëzuar taksën ndaj mallrave serbe dhe i kanë ngritur çmimet. “Këtu është dashur organet kompetente të marrin masat e duhura. Dua të them se në aspektin politik edhe ekonomik ky vit do të jetë i rëndë edhe me shumë shtrëngesa. Ajo që tashmë neve në Prizren po na shqetëson dëshmon edhe fakti se rrugët janë mbushur me lypsarë. Kjo tregon edhe nivelin ekonomik të familjeve”, thotë Durmishi. Rritjen e çmimeve të ushqimeve me vështirësi tepër të rënda po e përballon familja 12 anëtarëshe e Mitat Berishës.

Ai thotë se krahas të ardhurave të vogla, me vështirësi po ia del që t’i blejë për familjarët e tij gjërat me elementare që i duhen si bukën e gojës, sheqer e vaj. “Për të tjerat më besoni as që jam duke menduar. Shumë me vështirësi po e kapërcejmë situatën, se të ardhurat personale i kam shumë të dobëta, marr vetëm 250 euro në muaj e jemi 12 anëtarë. Asnjë tjetër nuk punon. Me këto të ardhura të vogla shpesh artikujt që na duhen nuk arrijmë t’i blejmë”, është shprehur ai. Shton se këtyre duhet shtuar edhe shpenzimet komunale, rryma, bërlloku, uji etj

Vështirësitë e biznesit privat

Beni Kizoli, analist ekonomie, pohon për “Kosova Sot” se tani e 20 vjet pas lufte gjendja po reflekton negativisht. “Mirëpo, edhe ky vit pritet të ketë shtrëngesa të tjera jo vetëm ekonomike, por edhe politike”. Afaristi Islam Ukimeri pohon për gazetën “Kosova Sot” se kërkohet urgjentisht nga Qeveria e Kosovës që të reflektojë edhe në tatime dhe në taksa edhe tek sektori privat që edhe ata të kenë mundësi të ndihmojnë në ngritje pagash për punëtorët e tyre.

“Çmimet kanë shënuar ngritje të dukshme vetëm brenda një muaji. Kjo domosdo se na detyron edhe sektorin privat të kërkojnë ndonjë lehtësim që edhe ne të reflektojmë pozitivisht tek punëtorët tanë. Sepse çmimet e shportës së tyre çdo ditë po ngriten e në rrethana e këtilla ne kemi vështirësi t’i ndihmojmë edhe ata që duam ,por edhe ata që kanë nevojë të ndihmohen”. Kurse edhe parametrat e analistëve të shumtë këtë vit e shohin si vit të shtrëngesave ekonomike dhe politike.(Kosova Sot)

Asnjë koment

Comments are closed.