25-04-2024

Përkujtohen të rënët e Epopesë së lavdishme të Vrrinit

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit në Prizren, prej sot deri më 5 shtator do të organizohen një varg aktivitetesh.

Në ditën e parë, sot më 1 shtator, në ora 10.00, bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në ora 11.00 vendosen buqeta lulesh te shtatorja në Shadervan, ndërsa në ora 11.30 mbahet akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemali Berisha”.

Gjatë ditës kurora lulesh do të vendosen edhe te lapidari në fshatrat Kushnin dhe Lez në ora 12.40, derisa në ora 13.15  mbahet gara e pehlivanëve në fshatin Lez.

Këshilli organizativ i OVL UÇK në Prizren, njofton se edhe në dy ditët në vijim, më 2 dhe 3 shtator, do të vendosen kurora lulesh te lapidarët në Hoqën e Qytetit, Jeshkovë, Lybeqevë, Poslisht dhe Billushë.

Ndryshe, gjatë Epopesë së lavdishme të Vrrinit nga 1 deri 5 shtatori 1998, në përballje guximtare ranë për të mos vdekur kurrë në altarin e lirie 28 pjesëtarë të UÇK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.