Kritika mes kuvendarëve të Vetëvendosjes e kryetarit, Totaj lëshon mbledhjen e Kuvendit të Prizrenit
Sot, është mbajtur vazhdimi i seancës së papërfunduar të 6 marsit nga Kuvendi i Prizrenit, në të cilen janë shqyrtuar dhe miratuar pikat e mbetura të rendit të ditës nga mbledhja e kaluar.
Seanca nisi me pikën “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi vendosjen e reklamave në territorin e komunës së Prizrenit”, ku pas debateve rreth pikës në fjalë, me vota të pozitës dhe LDK-së, u miratua propozimi për vendosjen e reklamave në 36 lokacione, ndërsa këtë propozim e kundërshtuan dhe nuk e miratuan kuvendarët e LVV.
Më pas, kuvendarët debatuan rreth raportit për gjashtë mujorin e dytë për vitin 2023 të kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, raporton Tv Prizreni. Ky raport ka hasur në kritika të shumta nga kuvendarja e LVV-së, Dafina Alishani.
Kritika për punime jo kualitative në projekte të ndryshme sidomos ato infrastrukturore të paraqitura në raport, pati edhe shefi i GK të LDK, Haziz Hodaj.
Rreth kritikave për çështjen e suficitit të buxhetit, por edhe për çështje tjera, foli edhe kreu i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Gjatë debatit rreth kësaj pike, pati një përplasje verbale mes kryetarit Totaj dhe kuvendares, Alishani, gjë që bëri që i pari i komunës të largohet nga salla e organit më të lartë legjislativ komunal.
Lexo edhe:
Prof. Lulzim Ibri pas deklarimit të pronarit të Lirisë: “Fol e mbushma mendjen…”