Plagosje në Vermicë të Malishevës
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Vermicë të Malishevës. Rasti ka ndodhur mbrëmë.
Në raportin e policisë, thuhet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar në rrethana të panjohura ishte plagosur me armë zjarri, i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në QMF-Malishevë, e më pas edhe në QKUK.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me një gëzhojë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.