25-04-2024

Policia e konfirmon vetëvrasjen e pjesëtarit të FSK-së me armë zjarri

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express vetëvrasjen e pjesëtarit të FSK-së me armë zjarri, në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinë.

Viktima është i moshës 47-vjeç, ndërsa nuk raportohen shkaqet që çuan deri te marrja e vendimit për kryerjen e këtij akti.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanl nisur një hetim per rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, tha policia për Gazetën Express.

Ndërsa, edhe nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së.

“Po e konfirmojmë lajmin, se ka ndodhur rasti tragjik ku  oficeri i FSK-së kolonel ka bërë vetëvrasje. Policia e Kosovës dhe  e FSK-së janë duke u marr me rastin. Për çdo informacion të ri do të ju njoftojmë me kohë”, është bërë e ditur nga FSK.

Gazeta Express duke u thirrur në burime të veta njoftoi më parë se bëhet fjalë për G.M., pjesëtar i FSK-së. /Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.