28-05-2024

Policia e Prizrenit takon përfaqësueseve të sallave të dasmave në prag të sezonit

Sot, u mbajt një takim i përbashkët me Drejtorinë Rajonale të Policisë, stafit komandues te Stacionit Policor Prizren-Veri dhe përfaqësuesve të sallave te dasmave të zonës së përgjegjësisë së këtij stacionit Prizren-veri, raporton Gazeta e Prizrenit.

Takimin e Udhëhoqi Nënkolonel Lulzim Shala dhe Kapiten Haxhi Kabashi.

Referuar njoftimit, takimi ishte thirr nga komandanti i stacionit me qëllim që drejtpërdrejt nga përfaqësuesve të sallave te dasmave të njoftohet për situatën e sigurisë, nevojat dhe kërkesat rreth sigurisë ne dhe rreth sallave et dasmave , sidomos ne sezonin e verës kur edhe shtohen gazmendet në përgjithësi.

“Takimi ishte mjaft i frytshëm dhe i mirëpritur nga përfaqësuesit e bizneseve, gjatë takimit u shqyrtuan çështje të ndryshme të sigurisë dhe nga të dy palët u zotua për të shtuar bashkëpunimin me qëllim të ngritjes së sigurisë në dhe rreth bizneseve te lartcekura si dhe në tërë zonën në përgjithësi”, thuhet në njoftim. / Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.