02-05-2024

Prizren: Përkujtohet rënia heroike e Dëshmorit, Alush Kryeziu

Me nderime, sot në 32 vjetorin e rënies heroike është përkujtuar Dëshmori i Kombit, Alush Kryeziu.

Më 19 Prill të vitit 1992 në përballje me policinë famëkeqe serbosllave, kishte rënë heroikisht komandanti i njësitit gueril “ 003”, Alush Kryeziu, dëshmor i kombit.

Familjarë, bashkëveprimtarë, deputetë, qytetarë e shumë miq të familjes Kryeziu, kanë nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit të kombit, Alush Kryeziu.

“Ditët si kjo sot, na e rikujtojnë sakrificën e dëshmorëve, që bie barrë mbi brezin tonë për të shtyer përpara idealin dhe amanetin e tyre”, ka thënë në mes tjerash deputeti i LVV-së në kuvendin e Kosovës, Arbër Rexhaj.

“Sot së bashku me kuvendarë dhe aktivistë të Lëvizjes, morën pjesë në shënimin e 32 vjetorit të rënies të dëshmorit Alush Kryeziu.
Ditët si kjo sot, na e rikujtojnë sakrificën e dëshmorëve, që bie barrë mbi brezin tonë për të shtyer përpara idealin dhe amanetin e tyre.

Lavdi dëshmorëve të rënë për liri!”, ka thënë Rexhaj.

Alush Kryeziu, për veprimtarinë e tij atdhetare, kishte rënë në sy të spiunëve, dhe në mesnatën e datës 19 prill të vitit 1992, në lagjen “Ortakoll”, atij i vihet prita, dhe pas shpine qëllohet me plumba nga policë serbosllav, duke mos i mbijetuar plagëve vdekjeprurëse, pasi kishte qëndruar gjatë i plagosur dhe pa ndihmë./04 Online

Asnjë koment

Comments are closed.