05-05-2024

Policia gjobiti me nga 500 euro dy “garues të shpejtësisë” 

Policia gjobiti me nga 500 euro dy “garues të shpejtësisë”.

Sot, në fshatin Shirokë Suharekë patrullat policore të Stacionit Policor të Suharekës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka kapur në flagrancë dy shofer të cilët ishin duke garuar me automjetet ë tyre.
Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionin policor të Suharekës dhe ndaj dy ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje me nga 500 (pesëqind ) euro dhe iu është shqiptuar edhe masa mbrojtëse –ndalim i ngasjes për 12 (dymbëdhjetë) muaj, u janë shqiptuar nga 5 pikë negative gjithashtu.

 

Garat e shpejtësisë janë një aktivitetet I rrezikshëm dhe I jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille .

Asnjë koment

Comments are closed.