Policia jep detaje rreth therjes me thikë që ndodhi në Prizren
Policia ka dhënë detaje rreth rastit të mbrëmshëm, ku një person u ther me thikë tek “Shtëpia e Bardhë” në Prizren.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Lexo edhe:
Therje me thikë para “Shtëpisë së Bardhë” në Prizren (Video)
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje si dhe i është konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast./GazetaePrizrenit.net/
Lexo edhe:
Haskuka tallet me kuvendaren e VV-së që denoncon keqpërdorime, i thotë shko në Prokurori!