Prej nesër e keni të ndaluar rreptësisht të dilni me vetura, përveç në këto raste

Me masat e reja të prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë që pritet të hyjnë në fuqi nesër, ndalohet qarkullimi i automjeteve në Komuna, përveç se me leje të veçantë dhe për të kryer nevojat e operatorëve ekonomik, transporti i mallrave e të tjera.

Kështu thuhet edhe në vendimin e publikuar nga Ministria, krahas shumë masave të tjera që janë mjaft të ashpra.

Më poshtë, gjeni rastet kur lejohet të dilet jashtë më automjet:

1.Prej datës 14 prill, ndalohet qarkullimi i automjeteve në Komuna përveçse ne disa raste te rralla:

(d) Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomik, mundësohet:

(1) qarkullimi i automjeteve për operatorët ekonomik dhe institucionet të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I i këtij vendim.

(2) transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në pro­dhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit — për veprimtaritë e lejuara sipas dhe institucioneve të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I në këtë vendim.

(a) Me leje të veçantë të qarkullimit dhe vetëm për të kryer nevojat e institucioneve shtetërore, lejohet qarkullimi i lirë i automjeteve për stafin esencial.

(b) Lejohet qarkullimi i automjeteve vetëm për të kryer nevojat e institucioneve, të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneks këtij vendimi.

(c) Lejohet qarkullimi i automjeteve për personat me aftësi të kufizuara.

(d) Në raste urgjente të shëndetësisë, lejohet lëvizja me automjet për të kërkuar trajtim mjekësor në një institucion shëndetësor.

(e) Përveç në raste emergjente dhe për personat me aftësi të kufizuara nuk lejohet më shumë se një (1) pasagjer në automjet.

(f) Ndalohet rreptësisht dalja nga shtëpia/banesa për çfarëdo arsyeje tjetër përveç për arsyet e lartcekura.