AAK dega në Prizren deklaron se Komuna e Prizrenit ka rreth 7 milion të buxhetit të pashpenzuara, raporton Gazeta e Prizrenit.
Edhe pse Kryetari Totaj, tash e sa kohë vetëm ankohet për mungesë të buxhetit, edhe ky vit e gjen Komunën e Prizrenit me disa milion buxhet të pa-shpenzuar.
Mos shpenzimi i buxhetit është keq-menaxhim dhe mos-përmbushje e nevojave të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.