20-04-2024

Prizren: Arrestohet një femër e dyshuar për përfshirje në prostitucion

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë në Prizrenit, njofton se duke përdorur edhe mjetet e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, të lejuara për përdorim nga Gjykata Themelore në Prizren, ka arrestuar një femër të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.

Realizmin me sukses të planit e ka ndihmuar edhe Njësia për Reagim të Shpejtë e Prizrenit.

Është arrestuar e dyshuara:

• Z. T. lindur me 1975, femër/shtetase e Shqipërisë

Po ashtu janë identifikuar edhe dy viktima, të cilat në vazhdimësi janë detyruar të ushtrojnë veprimtarinë e prostitucionit.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren e dyshuara është mbajtur në ndalim policor prej 48 orësh.

Asnjë koment

Comments are closed.