26-04-2024

Ministria e Infrastrukturës thotë se rrugët janë të kalueshme

Pas reshjeve të fundit të gjitha rrugët në vend, e që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, janë të kalueshme për qarkullim rrugor, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kompanitë e kontraktuara nga MI-ja gjatë gjithë kohës janë në teren dhe po përkujdesën që rrugët e vendit të jenë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ministri i këtij dikasteri Pal Lekaj, nëpërmjet një statusi të shoqëruar me video në rrjetin social “Facebook”.

Asnjë koment

Comments are closed.