Aksident në segmentin Prizren-Arbanë, dy femra të lënduara

Dy femra janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, që ka ndodhur në dalje të qytetit,  në segmentin e rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë, shkruan “GazetaePrizreni.net”.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ismajl Kryeziu”, ku janë ndeshur dy automjete me ngasës meshkuj, ndërsa lëndime kanë marrë pasagjeret femra.

Të lënduarat kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar.