07-05-2024

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në Prizren.

Rastin e ka raportuar Stacioni Policor Prizren, por nuk njoftohet për identitetin.

“Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e Policisë.

Në raportin e policisë nuk jepen hollësi se për çfarë veprimesh është kërkuar nga drejtësia./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.