18-05-2024

Prizren: Arrestohet një person, posedonte drogë të llojit kokainë

Një person është arrestuar për posedim të drogës së llojit kokainë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë atij i janë konfiskuar edhe edhe para dhe telefon.

“Rr. Mark Krasniqi, Prizren. Njësiti DHTN Prizren ka  arrestuar të dyshuarin  mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit në veturë  i është gjetur dhe konfiskuar: 3.79 gram kokainë, 280 euro, një telefon celular dhe vetura e të dyshuarit”, thuhet në raportin e PK-së.

 

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.