23-11-2024

Prizren: Dënim për hajdutin dhe klientin e tij që bleu sendet e vjedhura

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve me iniciale  D.H.  dhe S.Z  që të dy nga Prizreni, për shkak të kryerjes së veprës penale të vjedhjes, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Pas pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarve,gjykata i  ka shpallur fajtor  dhe i ka dënuar, të akuzuarin me iniciale D.H.medënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind ) euro, si dhe  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një vit, ndërsa të akuzuarin me iniciale S.Z. me dënim me gjobë në shumën 300 (treqind) euro.

Në aktgjykimin, thuhet se me datën  31.08.2016,rrethe orës 06:00, në Prizren, në shtëpinë e të dëmtuarës me iniciale S.I. , personi tjetër ia merr pasurin me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm, derisa e dëmtuara ka qenë në gjumë bashkë me fëmijët e saj, i pandehuri i afrohet shtëpisë së të dëmtuarës dhe hynë brenda përmes dritares së sallonit e cila kishte qenë e hapur.

“Duke kontrolluar nëpër shtëpi, nga aty merr dy telefona në vlerë prej 440 euro dhe një tabletë në vlerë prej 180 euro, dhe largohen nga vendi i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa i akuzuari me iniciale S.Z. në fillim të muajit shtator të vitit 2019, në orët e pavërtetuara, në Prizren blen, pranon sendin për të cilin ka mundur ta dije se është përfituar me kryerjen e veprës penale në atë mënyrë që nga i pandehuri me iniciale D.H., blen një telefon dhe një tabletë në shumën prej 50 euro, të cilat ishin pronë e të dëmtuarës iniciale S.I.”/GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.