12-05-2024

Prizren: “Do të varrosi të gjallë”, paraburgim burrit që e kanosi nipin e tij

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit të personit me inicialet I.B, i cili dyshohet se e ka kryer veprën penale “kanosje”.

Sipas njoftimit të Gjykatës “me datën 31 janar 2022, në Gjykatën Themelore Prizren, në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur në sallën e kësaj Gjykate, i pandehuri I.B., seriozisht e kanos personin tjetër me qëllim frikësimi dhe shkaktimit të ankthit djalin e vëllait – këtu të dëmtuarin, në atë mënyrë që derisa i pandehuri dhe i dëmtuari kanë qenë në seancën gjyqësore në prezencë të gjyqtarit gjykues, prokurorit të shtetit dhe palëve tjerë lidhur me një rast tjetër penal, gjatë mbajtjes së seancës, i pandehuri I.B., i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “do të djegi të tërin dhe unë do të përfundoj këtë punë”, si dhe fjalët “do të varrosi të gjallë”, me të cilat fjalë tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij”.

Lexo edhe:

Në arsimin prizrenas kërkohet intervenim urgjent

Asnjë koment

Comments are closed.