Prizren: Gjenden 11 kg drogë në kulm të shtëpisë, pranga një personi

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Njësia Rajonale në Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari S.T (1976) në Prizren, në shtëpinë e tij ka në posedim substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe automjetit të të dyshuarit të lartshënuar. Kontrolli është realizuar me asistim edhe të njësive të antidrogës në Gjakovë dhe në Prishtinë, NJRSH-së në Prizren, Forenzikës nga DRP në Prizren si dhe DKKO-së në Prishtinë.

Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë e poshtëshënuara si provë materiale:

 Dy (2) pushke gjuetie dhe pesëmbëdhjetë (15 ) fishekë

 Një (1) pistoletë, me karikatorë të zbrazët

 Një (1) thes i bardhë dhe një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë.

 Një (1) thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë

 Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës ) me peshë 1000 gramë

 Një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë

 Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 900 gramë

 Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë

 Dymbëdhjetë (12) bime të cannabis sativa-së të mbjella në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit Tupec afër lumit Drini i Bardhë.

 Një (1) veturë ‘WV pasat’ me targa vendore

 Një (1) telefon mobil ‘samsung’

 Një (1) telefon mobil ‘ONXA’

Në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11.kg dhe 100 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe dëshmitë e lartshënuara.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante policore.
jell njohjen nga Serbia. Kjo marrëveshje ka një të metë që është dashtë të vendoset më herët.