20-04-2024

Tahiri: Me marrëveshjen për targat, Qeveria bëri hapin e parë në implementimin e Zajednicës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet me targa, vendim ky i pa konsultuar me askënd madje as me PDK-në apo miqtë ndërkombëtarë.

“Megjithatë ne si parti opozitare vendosëm të mbështesim, çdo vendim i Qeverisë së Kosovës që është karshi Republikës së Serbisë padyshim se e përkrahim sepse kur jemi përballë Serbisë kemi dërguar mesazhin se jemi të bashkuar. Por dy javë prapa jemi në një situatë tjetër, që s’do ta kishte dëshiruar asnjë qytetarë i Kosovës. Për dy javë rresht Qeveria ka lëshuar targa ilegale…Qeveria jonë arriti në një marrëveshje të dëmshme, ku u legalizuan targat “KM, PR,PZ” që i lëshon Serbia për qytetarët e Kosovës. Para dy jave shou i kryeministrit që nuk zgjatën më shumë se dy javë, por ku përfunduan sot. Këto targa që lëshohen sot lëshohen nga Qeveria e Kosovës të lëshohen për Kosovën. Pra kujt i paguajnë këta qytetarë targa, pra i paguajnë Qeverisë së Kosovës. Ky është hapi i parë që po implementoni Zajednicën, për dy dekada s’ka pasur marrëveshje më të dëmshme sesa kjo që e kemi”, tha Tahiri, shkruan lajmi.net.

Tutje deputeti i PDK-së tha se ka ndryshuar se është edhe një stikers për ti marrë nga 5 euro prej qytetarëve.

“Pra Vuçiq në Serbi, e Albin Kurti në Kosovë bashkë me ministrat i marrin nga 5 euro.Kjo marrëveshje është bërë nga Qeveria e Kosovës prandaj kërkojmë që të ndal këtë hap të dëmshëm, pasi po dëmton subjektivitetin tonë ndërkombëtarë.Vuçiq ka shënuar një fitore të madhe karshi neve, e ne një humbje të madhe karshi neve.
Dje ishte hera e parë që pas luftës u përmend Rezoluta 1244, edhe atë falë kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje e cenon sovranitetin tonë dhe e ka shti Serbinë brenda. Republika e Serbisë lëshon targa për qytetarët e Kosovës, për territorin tonë.

I kërkojmë këtyre ministrave të padijshëm të ndalin dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës”, shtoi ai./Lajmi.net

Asnjë koment

Comments are closed.