26-04-2024

Karikaturisti që e skicoi kokën e profetit Muhamed vdes në një aksident trafiku

Një karikaturist suedez i cili skicoi kokën e profetit Muhamed në trupin e një qeni ka vdekur në një aksident trafiku.

Lars Vilks thuhet se po udhëtonte me një makinë civile të policisë e cila u përplas me një kamion pranë qytetit Markaryd në Suedinë jugore, raporton BBC.

Dy policë u vranë gjithashtu, ndërsa shoferi i kamionit u plagos.

Vilks, 75 vjeç, jetoi nën mbrojtjen e policisë pasi iu nënshtrua kërcënimeve me vdekje pas vizatimit.

Karikatura, e botuar në vitin 2007, ofendoi shumë myslimanë që e konsiderojnë paraqitjen vizuale të profetit si blasfemi. Erdhi një vit pasi një gazetë daneze publikoi karikaturat e profetit.

Policia nuk e ka zbuluar identitetin e të vrarëve në incidentin e së dielës, por partneri i Vilks konfirmoi vdekjen e tij për gazetën Dagens Nyheter.

Asnjë koment

Comments are closed.